.

E tha troç: Për Erion Isain, ky emision humori është lider në Shqipëri!

 

Pas largimit nga “Portokalli”, aktori i njohur i humorit, Erion Isai, iu drejtua televizionit “Klan”, ku së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun sollën “BE Coffee”.

Mirëpo, atij iu desh të jepte dorëheqjen nga “Klan”, pasi mori detyrën e re si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

Ditën e sotme, Erion Isai ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” me Suada Dacin dhe Alban Musën.

Ndër të tjera, ai foli për eksperiencën e tij si aktor në emisionet e humorit dhe e pranoi publikisht se për të, emisioni lider i humorit në Shqipëri vazhdonte të ishte “Portokallia”.

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”- u shpreh Isai sipas “Shqiptarja.com”.

Gjithashtu, aktori tregoi se gjatë kohës kur ka punuar me Besin dhe Olsin në “BE Coffee”, ka pasur plot zënka me ta. Mirëpo, në fund të ditës gjërat mbylleshin me një “hajde te loku”,- tregoi ai.