.

Brenda shtëpisë 2 mln $ të Bebe Rexhës (Foto)

 

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha posedon një vilë me të vërtetë luksoze në Hollywood Hills, SHBA. Me një çmim marramendës prej rreth 2 milionë dollarë, vila ka një stil francez të ndërthurur me atë italianen.

Ajo ka një pamje piktoreske që të mundëson padyshim shkëputjen nga monotonia, si dhe një pishinë të madhe dhe oborr të gjelbërt. Megjithatë, vëmendja tërhiqet nga rrethimi me mure të larta, që duket se ndihmojnë në mbrojtjen e intimitetit të këngëtares.

Për t’u njohur me ambientet e brendshme të shtëpisë luksoze të Bebe Rexhës, ju ftojmë të shihni fotografitë e mëposhtme: