.

Thonë që ngjajnë shumë, Arilena zbulon lidhjen që ka me Miriam Canin

Arilena Ara ka spikatur që në krye të herës për shkak të zërit dhe energjisë që kishte. E ardhur nga një talent show, ajo arriti të bëhej një nga emrat më të dashur e më të suksesshëm të vendit tonë.Kënga e saj “Nëntori” u kthye në hit në shumë vende të botës e pas kësaj Arilena ka qenë edhe mentore tek ‘The Voice Kids’, ku gjykonte talentet e reja.
Mesa duket në skenën e ‘The Voice’, ka lindur një miqësi e bukur mes saj dhe këngëtares Miriam Cani. Raporti i tyre mjaft i mirë ka bërë që Arilena edhe t’a konsiderojë miken më të ngushtë Miriamin.

Përmes një postimi në instagram ajo ka thënë se Miriami është shoqja e më e mirë. Këtë gjë artistja e re në moshë e ka treguar shpesh përmes postimeve të shumta që bën në rrjetet sociale. Ndërkohë nuk kanë munguar komplimentat nga fansat e saj të cilët i vënë në dukje edhe ngjashmërinë që kanë me njëra tjetrën.