.

Po putheshin e po bënin foto, Eni dhe Genci bien nga shkëmbi


Ata të dy janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Çifti kanë udhëtuar për në Vuthaj të Plavë-Gucisë.

Eni dhe Genci, përmes fotove të postuara në ‘Instagram’, kanë treguar se sa mirë po ja kalojnë pranë njëri tjetrit.

Këngëtarët kanë bërë një sërë fotosh në një shkëmb, jo vetëm për të treguar bukuritë e natyrës së vendit që kishin vizituar, por edhe për të ndarë një moment humori me fansat.

Përpos komentit romantik të Enit “Ku ka dashuri, ka jetë”, dedikimi ka vazhduar me të qeshura sepse siç duket Genci paska rënë nga shkëmbi, në ujë.

‘Dhe më pas Genci ra në ujë.’, shkruan ajo.

Duket se kanë rënë të dy në ujë, sepse edhe Genci ka bërë të njëjtin koment në foto.

‘Dhe më pas Eni ra në ujë’, shoqëruar po ashtu me të qeshura në lot. Doni ta dini se kush ra në të vërtetë? Këtë e ka zbuluar vetë dyshja me anë të komenteve. ‘Hajde gjeje kush ra vërtetë nga ne’, ka komentuar këngëtarja./panoramaplus