.

Albin Kurti tregon për Open: Ja kush do të udhëheqë dialogun me Serbinë

 

Albin Kurti, kandidati për kryeministër që fitoi zgjedhjet në Kosovë ka deklaruar se do ta drejtojë vetë dialogun me Serbinë. Në një intervistë për Top-Channel, Kurti tha do t’i kërkojë Serbisë dëmshpërblim për luftën.

“Dialogun gjashtë vjeçar ne nuk e kemi shumë të qartë çka është zbatuar, pse nuk është zbatuar ajo që nuk është zbatuar dhe cili ka qenë ndikimi dhe thelbi i këtyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre do të krijoj ekipin negociator edhe me opozitën, do ta udhëheq vetë ekipin negociator dhe do ti shtoj kërkesa Serbisë.

Serbia thotë cila është oferta juaj, oferta jonë për Serbinë janë kërkesat tona për Serbinë, pra borxhin që na e ka ajo neve dhe unë jam i bindur që dialogu i ardhshëm do të jetë shumë më solid dhe nuk do të jetë jo transparent, anash popullit apo prapa tij”.