.

“Nuk kisha para”/ Lame: Sot punoj në shtet, kam gjëra të paguara

 

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është rikthyer së fundmi në të shkuarën. Në një intervistë në emisionin “Mos i Fol Shoferit”, Lame rrëfeu një situatë komike me të shoqen, në një periudhë jo të lehtë financiare. Mirëpo, nuk ngurroi të përmendte stabilizimin aktual ekonomik.

“Nuk e kam thënë asnjëherë, por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë. Tani duhet thënë jam mirë, sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë, që unë nuk mund t’ia blija dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër”-u shpreh Artan Lame.