.

Ja disa këshilla nga Jennifer Lopez për një rini të përjetshme


Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer nuk i tregon aspak vitet që ka mbi supe. Ajo ka treguar së fundmi se ka arritur të qëndrojë në formë vetëm falë një regjimi të rreptë ushqimor dhe stërvitor.

JLo ka treguar konkretisht se e konsumon së tepërmi sallatën me brokoli, speca, kungull jeshil të spërkatur me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, ashtu sikurse edhe sallatën me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. “Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo”-është shprehur ajo gjatë një interviste.Sa i takon ushtrimeve fizike, Jennifer nuk merret vetëm me palestër, por dhe me boks. “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës”-ka vijuar më tej ajo, duke u ndalur kështu edhe tek lëkura e saj pa rrudha. Jennifer ka rrëfyer po ashtu se lëkura e pastër dhe e freskët vjen edhe si rrjedhojë e moskonsumimit të alkoolit dhe kafesë.