.

Sot dalin në qarkullim kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekë, çfarë do të ndodhë me prerjet e vjetra

Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Banka e Shqipërisë njofton prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat.

Kalendar i hedhjes në qarkullim

Kartëmonedha 200 Lekë – 2019

Kartëmonedha 5000 Lekë – 2019

Kartëmonedha 1000 Lekë – 2020

Kartëmonedha 10000 Lekë – 2021

Kartëmonedha 500 Lekë – 2022

Kartëmonedha 2000 Lekë – 2022