.

Me pistë helikopteri dhe dyer që hapen me gjurmë gishtërinjsh, ja çmimi marramendës i shtëpisë së Justin Bieber (FOTOT)

Ylli i popit, Justin Bieber ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij për 4.9 milionë dollarë. E vendosur jashtë qytetit të Chester (Angli), prona është e shtrirë në dy hektarë tokë; ka një pistë ku mund të zbresë një helikopter, një fushë futbolli dhe padyshim edhe një pishinë.

Shtëpia me një arredim të guximshëm në ngjyra ka gjithsej 5 dhoma gjumi, si dhe dhoma të posaçme për stafin që shoqëronte hera herës artistin nëpër ture. E nëse keni pikëpyetje për nivelin e sigurisë, blerësi që do të bëjë të tijën këtë shtëpi nuk do t’i hapë dyert me çelës, por me gjurmë gishtërinjsh.