.

“Na e shpifën”, pak para dasmës ja çfarë bën Justin Bieber me të dashurën

Teksa jemi të gjithë në pritje të dasmës së shumëpërfolur mes Hailey dhe Justin Bieber, dyshja nuk ka hezituar të na tregojnë momentet nga ditët e tyre të fundit. Duket se përgatitjet kanë nisur që kohë më parë dhe pritet që të jetë diçka madhështore.

Por, duket se ka edhe nga ata që janë mërzitur nga çifti i famshëm. Janë pikërisht klientët në resortin ku ata kanë vendosur të celebrojnë dashurinë e tyre në martesë.
Dasma do të zhvillohet në ambientet e një resorti luksoz në Karolinën e Jugut dhe mesa duket më të palumturit janë pushuesit në këtë vend.

Për shkak se në disa ambiente u është ndaluar hyrja pushuesve, ata nuk kanë hezituar të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë fakt. Ata prej ditësh nuk mund të përdorin pishinën, disa nga banjot dhe një nga restorantet më luksoze të resortit.

Kjo gjë është bërë shkak që pushuesve t’u ‘shpifet’ të ndenjurit aty dhe se nuk po e shijojnë aspak kohën e pushimit. Megjithatë kjo nuk ndryshon, pasi Hailey dhe Justin janë në pritje të ditës së tyre më të bukur.