.

Tërmeti/Ministrja e Mbrojtjes fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi:Burg për autorin e lajmit të rremë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos panikojnë pas lajmeve të pavërteta që sipas saj qarkullojnë në rrjetet sociale.

XHaçka tha se termetet nuk parashikohen dhe përhapësit e këtij lajmi do dënohem me burg.

“Do gjejme autorin e këtij krimi, i cili do të dënohet me burg.

Tëmetet nuk mund të parashikohen, kjo është idiotesi. Kjo që ka ndodhur sot që ka përhapur panik në njerëz, është një shpikje perverse që do dënohet.

I ftojmë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të mos përhapin panik.

Edhe kodi penal në nenin 207 e dënon përhapjen e njoftimeve të rreme, që përhapin pasiguri dhe panik“, tha ministrja e Mbrojtjes..