.

Termete/ Ministrja Shahini:Nesër nxënësit në Tiranë, Durrës, Elbasan do jenë pushim

 

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit të marrë masa për nxënësit.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se nesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të bëjnë pushim.

Pushimi nesër të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.