.

Iu bë atentat mbrëmë, kush është i “forti” i Fushë Krujës. Nga plumbat mbeti e vrarë halla e tij

Një atentat me armë mbrëmjen e shkuar në Fushë Krujë, përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Marklen Haka.

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.Marklen Haka, 28 vjeç, është një personazh i njohur për policinë.

I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël.

Haka u arrestua në posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili transportoi mbrëmjen e shkuar atë dhe hallën e tij drejt spitalit.