.

E njohim si modele, por ja çfarë pune bënte Kejvina para se të bëhej e famshme

 

Së fundmi bukuroshja, Kejvina Kthella ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Në një intervistë me prezantuesen, Rudina Dembacaj, ajo ka ndarë për publikun disa detaje që nuk diheshin më parë.
E pyetur për jetën e saj para se të bëhej modele, Kejvina tregoi se puna që ka bërë më herët nuk ka pasur aspak lidhje me televizionin.

Ajo tregoi se në moshën 16-vjeçare ka punuar në një restorant pasi dëshironte të kishte lekun e saj.“Nuk më ka munguar kurrë asgjë, por që në moshën 16-vjeçare kam punuar në një restorant. Prindërit e mi nuk ishin dakord, megjithatë mua më pëlqente të kisha lekun tim”, ka treguar Kejvina.

Kujtojmë se modelja seksi u bë e njohur për publikun shqiptar pas daljes në emisionin “Xing me Ermalin”. Ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me fustanin e kuq.