.

Tërmeti në vend/ Kryeministri italian, Ramës: Keni mbështetjen tonë!

 

Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka shprehur kryeministrit Edi Rama solidaritetin dhe gatitshmërinë e plotë për të mbështetur vendin në përballimin e pasojave që shkaktoi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë. Krerët ekzekutivë kanë folur rreth situatës alarmante në telefon.

Kryeministri Edi Rama anuloi para pak çastesh, udhëtimin e tij drejt New York-ut, pikërisht për shkak të tërmetit ku pritej të merrte pjesë në mbledhjen vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.