.

Tërmetet në vend, kryeministri Rama anulon udhëtimin drejt SHBA

 

Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij drejt New Yorkut, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Aktualisht kryeministri, Edi Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe frike tek qytetarët. Epiqendrat e tërmeteve kanë qenë në Detin Adriatik, në veri të qytetit të Durrësit. Dëmet më të mëdha janë shënuar në zonat përreth./bw