.

Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti? Aktorja: Do flas në një moment tjetër


Në mediat rozë po qarkullon sot lajmi se aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, i ka dhënë fund martesës së saj me Aleksin.

Ishte portali “Dosja.al” që publikoi lajmin e ndarjes së moderatores së emisionit “Mos i fol shoferit” me partnerin, me të cilin ka një vajzë.

Duke parë në profilin e saj në “Instagram”, vihet re se Rudina nuk ka postuar asnjë foto të vetme me bashkëshortin.

Ndërsa duke iu referuar intervistave të fundit, aktorja teksa fliste për Aleksin thoshte “babai i Viktorias”, duke ngritur kështu dyshimet për një ndarje të mundshme.
Lidhur me këto zëra, Rudina ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike. Por e kontaktuar nga “iconstyle.al” , aktorja është shprehur se për momentin nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.

Kujtojmë se Rudina kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Aleksin në vitin 2016. Së bashku kanë një vajzë 2-vjeçare, Viktoria./panoramaplus