.

Foto/ Panik dhe tmerr në Tiranë, tërmeti 5.8 ballë shkund kryeqytetin

 

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa kjo shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

Mësohet se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.