.

Cfare te beni nese termeti ju gjen ne nje vend te hapur , ne automjet apo ambjente te mbyllura

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETI JENI NË VEND TË HAPUR?

Mos dilni në tarraca ose ballkon. Mos vendoni rafte mbi shtrat Nëse jeni në afërsi të një ndërtese të lartë ose në të, mbrohuni nga xhamat dhe muret e jashtme. Nëse jeni në vend publik (shkollë, qendër tregtare, institucione publike, ente ose shërbime të tjera) – qëndroni të qetë dhe mos bëni panik. Qëndroni më larg grupit të njerëzve që bëjnë panik dhe që lëvizin drejt daljeve. Qëndroni të vetëdijesuar se mund të vijë deri në ndërprerjen e rrymës elektrike / ose mund të aktivizohen alarmet (kundra zjarrit dhe alarme te tjera). Çdo herë afër duhet të keni llambë dore me bateri dhe tranzitor me bateri rezervë, pulse telefonike ose të kombinuara / pulse – digjitale të cilat mund të funksionojnë edhe kur objekti nuk ka rrymë elektrike Menjëherë shkyçni të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazin dhe ujin. Nëse keni shfrytëzuar çfarë do lloj burim energjie, shkyçeni kur të mbarojnë lëkundjet.

Nëse shfaqet zjarr mundohuni që ta shuani menjëherë dhe telefononi në numrin falas: 193 Nëse mundeni jepuni ndihmën e parë personave të lënduar që ndodhen në afërsinë tuaj.

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).

Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjëve, mbikalime ose kabllo elektrike, → Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet, Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË VEND TË HAPUR?

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete.

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË AUTOMJET?

Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion, Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjtëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike, Vazhdoni i kujdesshëm kur të ndalen lëkundjet, → Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.

SI TË VEPRONI KUR NDODHENI NËN RRËNOJA?

MOS NDIZNI SHKREPSE. MOS LËVIZNI DHE QËNDRONI I QETË. GODTNI GYPAT OSE MURIN që të mundet ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni BILBIL përdorni atë. BËRTISNI VETËM nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe MUNDOHUNI që të orientoheni. Nëse jeni i shtypur me material, FILLONI ME MENJANIMIN e të njëjtave (kurseni forcën dhe KUJDES nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).

SI TË VEPRONI PAS VALËS SË PARË TË TERMETEVE?

JENI TË PËRGATIRUR PËR LËKUNDJE TË TJERA. Nëse OBJEKTI ËSHTË I DËMTUAR për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, LARGOHUNI I QETË, pa panik ( FILLIMISHT nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar). Nëse jeni në OBJEKT TË DËMTUAR dhe ndjeni erën e GAZIT ose vëreni KABLLO TË KËPUTURA, MOS NDIZNI QIRI OSE SHKREPSE (ekziston rreziku për EKSPLOZIVË). NDIQNI UDHËZIMET nga institucionet kompetente. Telefonin përdorni MINIMALISHT (të mos ngarkohet linjat). MOS SHFRYTZONI veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me EFIKASITET. MOS HYNI NË AMBIENTE të mbyllura, gjegjësisht nëse objekti është i dëmtuar, nëse ndjehet erë e gazit ose vëreni kabllo të këputura.Shënim: IITS (Instituti i Sizmologjisë dhe Inxhinierisë së Tërmeteve ka të dhëna të sakta dhe informacion mbi tërmetet: http://www.izis.edu.mk/

Zjarrfikësi 193

Ndihma e Parë 194

Policia 192

Qendra për Menaxhimin e Krizave 195

Shënim: materiali është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Sektori për gjendje të emergjencës, e publikuar me mbështetje financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. E përshtatur për Sistemin e mbrojtës dhe shpëtimit të RM-së.