.

Video/ Policia ndjek makinën e Sotës me 863 mijë, ja pamjet

Gazetari Basir Çollaku tregoi një video disa sekondëshe në Open ku tregojnë momentet para ndalimit të biznesmenit Orest Sota në oborrin e kompanisë “Kurum” e ndodhur në 1 nëntor 2017.
Gjatë kontrollit biznesmenit iu gjetën 863 mijë euro si dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij.

Sota po akuzohet aktualisht për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe çështja ka kaluar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria dyshonte fillimisht se paratë e gjetura në makinën e Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Mbetet ende e paqartë se si Prokuroria e ndau çështjen “Sota” nga ajo “Tahiri”.

Gazetari Basir Çollaku tha në Open që kjo video rrëzon versionin e policisë ku thuhet se ai është ndjekur nga policia dhe më pas ka hyrë më forcë në ambientet e kompanisë “Kurum”. Çollaku vijoi më tej duke thënë se Prokuroria po fsheh të vërtetën.