.

Foto/ Ja kush ishte monitoruesja e Ambasadës Amerikane në seancën e Saimir Tahirit

Përfaqësueset e Ambasadës së SHBA-së kanë pritur largimin e Saimir Tahirit, për t’u larguar edhe ato nga ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

Kujtojmë që gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.