.

Do të diskutohen çështjet më të nxehta të politikës, njihuni me të ftarit e sotëm në Open

Ndërsa na ndan vetëm një muaj nga vendimi i BE –së për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë skena politike duket në të njëjtin impakt që prej shkurtit të vitit të kaluar kur opozita dogji mandatet parlamentare.

Gjithmonë e me shumë po shtohen zërat për një marrëveshje mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës edhe pse nga të dyja palët nuk ka deklarata përfundimtare. Zërat e korridoreve thonë se ndërmjetësit po punojnë në kanalet e nëndheshme por  deri tani këto mbeten skenare konspirative.

A është një marrëveshje mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës zgjidhja e krizes politike në vend? A  mundet opozita të futet në bisedime me Edi Ramën kryeministër duke qenë se kali i betejave në protestat e saj ka qenë pikërisht kjo ,rrëzimi i Edi Ramës?

Si po ndikon presidenti për zgjidhjen e krizës dhe cili është impakti i faktorit Meta ?

E kujt do të jetë përgjegjësia e një lajmi negativ në 18 tetor?

Për këto dhe shumë pyetje të tjera në Open në Top Channel do të diskutohet mes të ftuarve: Andi Bushati, Carlo Bollino, Alfred Peza, Neritan Sejamini, Ervin Salianji dhe ministri i turizmit Blendi Klosi.