.

Tjetër aksident/ Përplasen dy makina, plagosen dy persona


Dy persona janë plagosur pasditen e sotme në Korçë, si pasojë e një aksidenti. Aksidenti ndodhi në fshatin Leshnicë, ku u përplasën dy automjete.

Personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.Polica ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

Ndërkohë vetëm disa minuta me parë, një aksident i trefishtë u regjistrua në aksin Peqin-Elbasan, ku për pasojë mbetën të plagosur katër persona.

Më herët gjatë ditës së sotme, një aksident tragjik u regjistrua në Rrugën e Kombit, ku një 13-vjeçare humbi jetën, ndërsa u plagos babi i saj.