.

Paparazzi/ Reme Lala lë veten pas dore, shkon në Parlament me të njëjtën veshje

Reme Lala është deputete e Grupit të PS-së. Ajo është në moshë të re, nuk tregohet aktive në diskutime, por ama ka protagonizëm për look-un e saj gjithnjë të kuruar në detaje.

Megjithatë, diçka ka ndodhur sepse ajo është shfaqur në dy seanca parlamentare me të njëjtën veshje. Në foto vihet re që bluza është e bardhë, me një model të ndryshëm nga ajo e seancës së parë, por pjesa tjetër e veshjes është e njëjtë.
E pabesueshme ta ketë bërë këtë Remja, ikonë e modës së Parlamentit.