.

Paparazzi/ Fatmir Xhafaj i rregullon kollaren Ralf Gjonit

Duket pak e pabesueshme, por është e vërtetë. Fotoja vetë e konfirmon. Fatmir Xhafaj, njeriu që drejtoi Ministrinë e Brendshme dhe një socialist i vjetër karriere tregon kujdes estetik për një deputet të ri të LSI-së, Ralf Gjonin.

Nuk e dimë nëse mund të jenë njohur para se Gjoni të vinte në Parlament, por Xhafaj pasi e përqafon Gjonin, kujdeset edhe për veshjen e tij duke i rregulluar kollaren.

/Panoramaplus