.

Lorik Cana, së shpejti baba për të dytën herë (Foto)


Ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana do të bëhet së shpejti baba për të dytën herë. Lajmi është komunikuar nga bashkëshortja e tij italiane, Monica, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “Instagram”.

Monicës i vihet re në të menjëherë barku i rrumbullakosur. Kurse ish-kapiteni pikaset nga portreti mjaft i lumtur dhe entuziast.

Gjinia e foshnjes ende nuk dihet, por risjellim në vëmendje se Loriku dhe Monica janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Boiken.