.

Këngëtarja e njohur zbulon angazhimin më të ri, largohet nga muzika për politikën

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin se tashmë është bërë pjesë e politikës. Hoxha ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj, krah së cilës ka treguar dëshirën që ka pasur që e vogël për të provuar dhe guxuar në sfida të reja.

“Qysh atëherë, përtej mësimeve të rregullta dhe muzikës e cila gjithmonë ka qenë me mua, isha fëmija që u përfshi në klubin e ambasadorëve të vegjël të OKB-së si ambasadore e Francës. Edhe sot, ende ruaj fletoret me informatat e mbledhura për Francën e viteve ’80. A thua, është rastësi politika? Apo diçka që ka qenë aty që në fillim, por se ka marrë vëmendjen time deri tani?”, ka shkruar Eliza duke treguar se i është bashkuar partisë demokratike të Kosovës.

Nuk dihet nëse artistja do të shkëputet përkohësisht nga muzika, megjithatë kjo pritet të zbulohet në të ardhmen./revistawho.com