.

Kamioni me municione/ Shkatërrohet grupi kriminal në Kretë, dyshohet se armët ishin importuar nga Shqipëria

Detaje të reja dalin në dritë nga kamioni me armë dhe municione që u bllokua në Greqi. Në sajë të operacionit policor, i cili kishte për qëllim çmontimin e veprimtarisë së paligjshme të grupit kriminal të angazhuar në import, trafikim të armëve dhe municioneve, u vunë në pranga 16 persona. Mediat greke raportojnë se 11 prej të ndaluarve janë grekë dhe 5 të huaj, ndërsa ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup kriminal aktiv.
Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë lufte dhe municioni, ndërsa grupi përbëhej nga dy “bërthama”.

Sipas ELAS, ishte grupi shqiptar, i përbërë nga anëtarë që duke vepruar në nëngrupe të veçanta, ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe grupi i Kretës. Armët dhe municionet transportoheshin me një kamion, që drejtohej nga 59-vjeçar dhe një pasagjer 54-vjeçar. Mendohet se armët mund të kenë dalë nga mali, duke përdorur kullotat në pronësi të pasagjerit.

Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kriminal kishte kryer katër importe të një numri municionesh të pacaktuar nga Shqipëria.