.

I plasën ujërat në Tiranë dhe shkoi për të lindur në Itali, spikerja e lajmeve tregon ngjarjen e pazakontë që i ka ndodhur


Spikerja e njohur e lajmeve në Tv Klan, Anjola Hamzaj është bërë së fundmi nënë e dy binjakëve.

Mirëpo, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo foli për historinë e pazakontë të lindjes së binjakëve të saj, Emma dhe Luis. Për fat të keq, foshnjet lindën në muajin e shtatë, po tashmë fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Anjola rrëfeu se ditën që lindi s’ndihej mirë dhe la një takim te mjeku. Rrugës për në klinikë, ndjeu që i plasën ujërat dhe menjëherë vendosi të udhëtojë drejt Italisë sepse ndjente një lindje të vështirë.

“Nga plasja e ujërave, thonë që ke 48 orë kohë, por lindja mund të ndodhë dhe brenda gjysmë ore. Mora guximin. U përpoqa të qëndroja ulur. Në aeroport e mbajta të fshehtë gjendjen time, se ndryshe s’do të më kishin lejuar. Në mesnatë, solla në jetë fëmijët me operacion cezarian. Ishin shumë të vegjël,” tregon ajo.

Anjola e konsideron veten dhe fëmijët me fat se mund të kishte lindur edhe në avion.

Për tre muajt në vijim, ajo mund t’i shihte fëmijët në inkubator vetëm dy her në ditë. “Nuk e pata të lehtë se dola nga spitali pa ata. Në një dhomë hoteli, pa fëmijët, pa barkun, kisha një ndjesi boshllëku,” tha ajo./newsbomb