.

Emri/ Vrasja e ish-policit Santiago Malko, ja kush është i arrestuari


20 ditë pas vrasjes së ish-policit, Santiago Malko, policia e shtetit ka ndaluar një peron, i cili akuzohet se ka penguar hetimet. Sipas “News 24”, në pranga ka rënë një 39-vjeçar, i identifikuar si Blendi Teta.

Ai u pa në kamerat e sigurisë afër vendit të krimit, ndërsa kishte mohuar se natën e krimit ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja

26-vjeçari u vra bënë atentat më 27 gusht, ku drejt tij u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona. Ai u vra në makinën e tij, ku sapo del nga lavazhi, makina e Santiago Malkos u ndesh me furgonin e atentatorëve. Ata i prenë rrugën dhe e qëlluar me breshëri nga pjesa e përparme dhe nga ana e pasagjerit.
Makina e 26-vjeçarit del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një kapanoni, ngjitur me kompaninë e prodhimit të pasaportave, Aleat.

Ndërsa autorët më pas largohen për në periferi të Tiranës, në drejtim të fshatit Ferraj, duke kaluar nga rruga “Kahreman Ylli”, e më pas në zonën e quajtur “Rruga Ura”. Ata dogjën makinën larg banesave të fshatit, afro 6 kilometra, apo rreth 20 minuta larg vendit të krimit.

Kush është Sabtiago Malko:

Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos