.

Cikalleshi në superformë, i shënon penallti Selmanit në Turqi dhe i jep fitoren skuadrës

 

Pas golave ndaj Francës dhe Islandës me Kombëtaren, Sokol Cikalleshi vazhdon me formën fantastike.

Ditën e sotme, në ligën e dytë turke me ekipin e Akhisarsporit, bomberi kavajas i dha fitoren skuadrës së tij, në transfertë ndaj Menemen.

Ndeshja u mbyll me shifrat e ngushta 0-1, ndërsa Cikalleshi shënoi në minutën e 85-të me penallti, e ku përballë kishte pikërisht ish-portierin e Laçit, Gentian Selmanin, që nuk mundi ta ndalte.