.

Aksident/ Përplasen tre makina, plagoset këmbësorja që po ecte në anë të rrugës


Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se e plagosur ka mbetur një grua, këmbësore, e cila ka qenë duke ecur në anë të rrugës, në momentin që janë përplasur tre makinat.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i aksidentet të trefishtë nuk dihet ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.