.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ E mitura humb të dyja këmbët, më pas vdes

Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi para pak minutash në fshatin Griq. “BalkanWeb” mëson se një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, vajza humbi të dyja këmbët dhe me pas vdiq pasi ambulanca nuk arriti ne kohe.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.