.

 “40 ditë transformuese”- Rama publikon fotot e stadiumit të ri të Burrelit: Ndërtimi, me zero lekë nga buxheti

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të Stadiumit të Burrelit, i cili i është nënshtruar rikonstruksionit.

Rama ka postuar disa fotografi të vjetra të stadiumit, ndërkohë që ka vënë në pah dhe pamjen e re të stadiumit.

Ai shkruan në postimin e tij se ndërtimi është bërë me zero lekë nga buxheti i shtetit, por duke mos sqaruar se nga kanë ardhur financimet.

“40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershori.

Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri dhe punonjësve të Bashkisë së Matit?

#ShembullPozitiv? #Respekt? #BashkiaqëDuam? #ShqipëriaqëDuam☀??”, shkruan kreu i qeverisë.