.

Tmerri i qytetarëve, kapen në Vlorë dy fierakët që vidhnin portofola

 

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Portofoli” dhe ka ndaluar dy shtetas, të cilët në bashkëpunim, kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet, kryesisht portofolë nga qytetarë të ndryshëm.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të një pune hetimore, ndjekjeje dhe vëzhgimi prej afro dy muajsh, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, shtetasit:

• A. T., 53 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje).

• E. P., 52 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh).

Këta shtetas janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy shtetasve pranë poliklinikës së qytetit, konkretisht:

Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.

Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë.

Nga puna intensive hetimore e Komisariatit të Policisë Vlorë, kryer prej afro 2 muajsh, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë të dyshuar për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytet, të specifikuara si më poshtë:

• Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H.

• Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.

• Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.

• Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.

• Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.

• Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.

• Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.

Seksioni i Hetimit të Krimeve ka zbuluar se shtetasit A. T. dhe E. P., i kanë kryer këto veprimtari vjedhjesh kryesisht në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve.