.

Shkatërrimi i 4 bandave, gjykata jep vendimin për 24 trafikantët e arrestuar

 

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për personat e arrestuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Limit”.

Gjykata ka lënë në burg 21 prej të arrestuarve, ndërsa ka liruar 3 të tjerë, duke caktuar për ta masën “arrest shtëpie”, për arsye shëndetësore. Mësohet se janë lënë në “arrest shtëpie” shtetasit Bektesh Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Operacioni “Limit” u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.

Trafikantët i siguronin farat e kanabisit në Holandë, i kultivonin në Shqipëri dhe i shpërndanin pastaj në tregjet e vendeve të BE.