.

Rikthehet tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra


Rikthehen lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, duke u zhvendosur nga jug-lindja, në veri të vendit.

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter me epiqendër 8 km larg Bulqizës dhe 34 km larg kryeqytetit ka goditur vendin mëngjesin e sotëm, në orën 03:58.

Tërmeti ka patur thellësi prej 15 km. Lëkundjet kanë përhapur panik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.