.

Pronari plagos punëtorin që po i rregullonte shtëpinë. Pas arrestimit zbulohet se…

 

Pronari ka plagosur me mjet preres punetorin qe po i bente punimet ne banese.

Policia e Tiranes ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, kur pronari ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç.

Punetori ka qene duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. “I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor”- njofton policia.

NJOFTIMI

Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:

– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.