.

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë. 4 fëmijë të asfiksuar

 

 

Një banesë në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët ditën e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e flakëve kanë mbetur të asfiksuar 4 fëmijë të vegjël.

Banesa dyshohet se është përfshirë nga flakët pas një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se fëmijët e vegjël kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.