.

Foto/ Njolla gjaku në mur dhe pllaka, si u godit punëtori në kryeqytet (Emrat)

 

Një ngjarje e rendë ka tronditur kryeqytetin. Një punëtor 51-vjeçar u godit me mjete prerëse nga pronari i shtëpisë, ku ai po kryente punime.

44-vjeçari Stefan Agolli rezulton me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje në autobusët urbanë. Ai kishte pak javë që ishte kthyer nga Greqia ku kishte punuar dhe tani po kryente rikonstruksionin e tualetit të banesës.


51-vjeçari Dashamir Lecini kishte marrë përsipër suvatimin e tualetit dhe shtrimin e tij me pllaka. Mbrëmjen e së premtes mes pronarit dhe punëtorit nisi një konflikt fizik pasi pronari kishte pakënaqësi për ritmin e punimeve si edhe cilësinë e tyre.Në konflikt e sipër pronari i banesës e qëlloi në shpinë me mjetet e punës 51 vjeç arin Dashamir Lecini teksa ky i fundit ishte duke punuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë parë 51 vjeçarin të dalë i gjakosur nga banesa dhe kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë autorin. Stefan Agolli akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. I plagosuri u transportua në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën./BW