.

“E takova Pinokun, 3600 euro janë, m’i nis direkt”, zbardhen përgjimet që zbuluan rrjetin e trafikut

 

Pergjimet kane nxjerre zbuluar personat e perfshire ne trafikun e lendeve narkotike, 58 prej te cileve u arrestuan gjate operacionit “Limit”.

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” janë zbardhur transkriptet e bisedave mes personave të përfshirë në këtë grup. Në bisedën nr,1909 datë 25.06.2018, ora 5:04:45 pasdite, e zhvilluar midis Olger Bamallarit dhe një shtetasi të paidentifikuar , i cili ndodhet në Greqi dhe përdor numrin telefonik +306949055435. Personi konfirmon se ka shkuar e ka takuar “Pinokun” dhe i ka marr “ato”. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të veta dhe t’ia nisë. Personi i konfirmon se do t’i nisë 3,6 që do të thotë 3600 euro, e konkretisht:

“435: E vëlla!

844:: I more o?

435: I morra. Dëgjon o?

844: he?

435: Ja dërgova edhe numrin tënd këtij se ma tha nëma ca numrin e Gertit

844: Po mo po se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte i vogël tha s’ishte aty tjetri tha.

435: Cfarë thotë?! He he he

844:E shiko të keqen vëllai shikjoni edhe ndonjë gjë juve car do më bëji se jam.

435: Po de.

844: Mirë

435:3.6 është. Aj.

844:Mi nis dirket. Mire?

435:Jo mo tani sa të vetë në shpi të marr ato dhe do ik. Mire?

844: Mirë. Aj

BW