.

Arti në zi! Ndërron jetë legjenda e muzikës botërore

 

Ylli i viteve ’80, këngëtari i njohur Eddie Money është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Legjenda e muzikës ka ndërruar jetë pasi humbi betejen me kancerin e ezofagut
Një muaj më parë ai tregoi se sëmundja kishte përparuar shumë dhe ajo ishte në fazën e katër.

Eddie ka arritur sukses në vitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise” dhe “Take Me Home Tonight”.
Ai ka hedhur në treg 11 albume dhe shiti afro 30 milionë regjistrime përgjatë 40 viteve karrierë.

Lajmi i ka trishtuar të gjithë dhe në rrjetet sociale janë të shumtë dedikimet për të, kryesisht nga personazhet e njohur të ekranit.