.

“Reforma Zgjedhore prioritet madhor për vendin tonë”- deputeti Alban Zeneli në Washington: Bashkë me SHBA do t’i realizojmë të gjitha objektivat


Deputeti i Opozitës së re, Alban Zeneli, ndodhet në një vizite punë në Washington DC, ku është takuar me Këshilltarin e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan Robert Hand, si dhe me Michael Schena nga Departamenti i Shtetit.

Deputeti Zeneli thekson se në takime u diskutua për domosdoshmërinë e mbështetjes së SHBA, në përmbylljen e Reformës në Drejtësi, si dhe në realizimin i Reformës Zgjedhore.
“Thelbi i bisedave që kam zhvilluar me miqtë në SHBA ka qenë domosdoshmëria e mbështetjes së plotë dhe e përmbylljes me sukses të Reformës në Drejtësi, realizimi dhe kryerja e thellë, e sinqertë, parimore dhe thelbësore e Reformës Zgjedhore, si edhe strukturimi sa më parë i një opozitarizmi substancial të djathtë në Shqipëri”, u shpreh ai mes të tjerash.

Ndërsa e konsideron Reformën Zgjedhore një prioritet madhor për vendin tonë, Zeneli thotë se duhet të ketë një maturim dhe vetëdijesim nga të gjithë politikanët shqiptarë, për realizimin e saj.

“Gjatë vizitës sime të punës në Washington DC pata kënaqësinë të zhvilloj takime edhe me shumë miq e dashamirës të Shqipërisë nga institucione dhe organizata të ndryshme të SHBA.

Jam takuar gjithashtu edhe me z. Robert Hand i cili është Këshilltari i Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan si edhe me z. Michael Schena nga Departamenti i Shtetit.

Thelbi i bisedave që kam zhvilluar me miqtë në SHBA ka qenë domosdoshmëria e mbështetjes së plotë dhe e përmbylljes me sukses të Reformës në Drejtësi, realizimi dhe kryerja e thellë, e sinqertë, parimore dhe thelbësore e Reformës Zgjedhore, si edhe strukturimi sa më parë i një opozitarizmi substancial të djathtë në Shqipëri.

Reforma Zgjedhore është një prioritet madhor për vendin tonë.

Po nuk pati një maturim dhe vetëdijësim prej shtetarësh nga të gjithë politikanët shqiptarë në Qeverisje apo në Opozitë, në Kuvend apo jashtë Kuvendit, të gjithë bashkë, për tu dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore e cila garanton lirinë dhe barazinë e garës, lirinë dhe integritetin e shprehjes së vullnetit të qytetarëve me votën e tyre, ne do ti humbasim Shqipërisë kohën dhe çdo shans.

Është në përgjegjësinë tonë politike, është misioni ynë absolut që tu japim shqiptarëve një Reformë të drejtë dhe të vërtetë Zgjedhore.

Jam besimplotë që bashkë me SHBA do të arrijmë ti realizojmë të gjitha këto objektiva. Zoti i bekoftë SHBA”, tha deputeti Zeneli.