.

“Nuk ka krizë politike”, deklarata e Ngjelës në “Open” ndez debatin.Duka: Unë shoh zjarrin kurse ti…

Avokati Spartak Ngjela është përballur mbrëmjen e djeshme në një debat politik me kreun e PAA Agron Duka.Në emisionin “Open”, ku po flitej për krizën politike, Ngjela u shpreh se në fakt nuk ka asnjë krizë, dhe se me ardhjen e opozitës së re, parlamentit iu kthye normaliteti.

Kjo pasi sipas Ngjelës, prej vitit 2017, opozita nuk bënte gjë tjetër, veçse të gjuante me gurë.

“ Po flas me tezat e tua, the që forca e një partie politike është tek vota, me sondazhe the që ka dy parti të mëdha, PS dhe PD, ku qëndron kriza? Megjithëse votat i ka PD që është jashtë parlamentit, votimin realisht e ka opozita parlamentare që është atje, kjo është situata”, iu drejtua Duka.

“ Fashizmi e nxori nga parlamenti?”, i përgjigjet avokati.

“Ore ç’rëndësi ka, ne s’po themi… Ne po themi ka apo jo krizë”, tha Duka.
Ngjela: “Oo ka rëndësi shumë. Jo s’ka fare krizë
Duka:Një objekt duke i vënë zjarrin,unë po shoh zjarrin po them që po digjet, kurse ti thu kush e vuri.Unë po them po digjet.
Ngjela:E di pse, se të duket dielli si zjarr
“Që nga 2017 e deri tani nuk ka pas parlament, parlamenti erdhi në këtë moment që erdhi opozita e re, se ku diskutonin ata? Ata hidhnin gurë, ishin injorantë.Korrupsionin e godet vetëm reforma në drejtësi Ky parlament të pëlqen?”, u shpreh Ngjela.

“Jo”, iu përgjigj Duka.

“Mua shumë, këtu mbaron”, tha Ngjela duke mbyllur kështu dhe diskutimin.