.

FOTO/ ”Ferrari” luksoz i parkuar gabim gjobitet nga Policia Bashkiake, Veliaj: Sot ke notën 4, nesër qytetar model!


Një “Ferrari” luksoz u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.
Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.

“Bo bo bo!

Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës!

Shiko tabelën!

Sot notën 4, nesër qytetar model!”, shkruan Veliaj.