.

Politikani i njohur: Basha-Rama do bëjnë marrëveshje me Bashën Kryetar Parlamenti

Një politikan i njohur dhe njeri i medias emri i të cilit nuk bëhet publik i ka nisur një mesazh Eni Vasilit livë në emisionin Open në Top Channel.

Në mesazh shkruhej: Do të ketë një marrëveshje Rama-Basha, duke krijuar një mazhorancë të madhe ku Basha do jetë Kryertar Parlamenti në vend Ruçit dhe zgjedhjet do të mbahen në 2020.

Ngjela komentoi se kjo marëveshje nuk mund të ndodhë. “Basha, Kryetar Parlamenti”- injoroi mesazhin Ngjela.

Hajdari e quan një teori konspirative këtë mesazh. “Nuk dua të diskutoj dhe të merrem me teori konspirative”- tha Hajdari.