.

Marrëdhënie të acaruara?/ Djali i Brad Pitt thyen heshtjen

 

Aktori i njohur Brad Pitt vijon të ketë marrëdhënie të acaruara me djalin e tij të birësuar, Maddox. Ky i fundit ka dhënë së fundmi një intervistë të rrallë për “Touch Weekly”, në të cilën ka folur për familjen e tij, përfshirë yllin hollivudian. Ai ka lënë të kuptohet se nuk komunikon me Pitt.

Kur gazetari e pyeti nëse Pitt ka apo jo në plan që ta vizitojë në Universitetin Yonsei (Kore e Jugut), ku po studion për biokimi, Maddox u shpreh: Unë nuk di gjë se çfarë do të ndodhë. 18-vjeçari iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me mundësinë e shkëputjes së raporteve me Pitt, duke thënë: Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë.

Maddox dhe Pitt janë zënë në vitin 2016 në bordin e një avioni privat. Mediat e huaja pretendojnë se aktori i ka dhënë asokohe një shuplakë të birit. 55-vjeçari e mohon dhunën e ushtruar, por pranon se i ka bërtitur. Sido që të jetë e vërteta, e vetmja gjë që dimë me siguri është se dyshja nuk flet më.