.

Hajdari: Marrëveshja Rama- Basha fundi politik i liderit të opozitës

Ka mbërritur në emisionin Open edhe deputetja Rudina Hajdari. Në ditën përkujtimore të ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit u pa në media takime mes Lulzim Bashës dhe deputetës Rudina Hajdari.

E pyetur nga Eni Vasili nëse kishte ndonjë diskutim mes saj dhe Bashës, zonja Hajdari u shpreh se nuk kishte komunikim mes saj dhe Bashës.

“Basha ëshë një mik i familjes, por nuk kisha një diskutim idesh mbi situatën politke”- tha Hajdari.

Përsa i takon marrëveshjes me Rama-Basha, Hajdari shprehet se një marrëveshje e tillë do të bëhet në fillim të vitit që vjen dhe kjo marrëveshje do të jetë fundi politik i zotit Basha. Sipas saj rruga e zgjedhur nga PD-ja ka dobësuar Parlamentin dhe nuk ka zgjedhur rrugën e duhur.

Zonja Hajdari pati një debat edhe me gazetarin Enton Abilekaj. Hajdari u pyet nga gazetari për fajin e krizës politike aktuale.

“Nuk me intimidon dot me këto pyetje, zoti Abilekaj. Basha doli nga parlamenti dhe ka përgjegjësi për këtë krizë. Rama ka 6 vite në pushtet edhe kriza politike vjen edhe për faj të tij. Hajdari fajësoi sistemin për krizën e politike ne vend”- përfundoi Hajdari.