.

Fotot/Përkujtohet vdekja e Azem Hajdarit, Rudina puth varrin e të atit

Kanë nisur në Varrezat e Dëshmorëve ceremonitë përkujtimore në nder të “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari i cili u vra 21 vite më parë.

Në homazhe padyshim që nuk mund të mungonin edhe familjarët e Hajdarit, ku vajza e tij, Rudina Hajdari u përkul me nderim dhe puthi varrin e babait të saj. Madje ajo përshëndeti përzemërsisht të gjithë zyrtarët e pranishëm në homazhe, të majtë dhe të djathtë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka organizuar disa aktivitete për të kujtuar figurën dhe veprën e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur në nder të tij.

Partia Demokratike ka organizuar një aktivitet përkujtimor në memorialin e ngritur në kryeqytet në nder të Azem Hajdarit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kreu i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha, familjarë, deputetë, mbështetës të opozitës dhe ish studentë të Lëvizjes së Dhjetorit. Të pranishmit vendosën buqeta dhe kurora me lule në memorialin e “Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Më parë, në memorialin e Hajdarit bëri homazhe dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe deputetë të PS.