.

Shkarkimi i Presidentit/ Manja zbardh çfarë diskutuan me ekspertët e Venecias

Kreu i Komisionit Hetimor per shkarkimin e Presidentit te vendit, Ilir Meta, deputeti i PS-se, e njeheresh kreu i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja ka dhene detaje nga takimi i zhvilluar kete paradite me delegacionin e Komisionit te Venecias.

Me nje shenim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Manja ben me dije pikemamjen e perbashket qe ndane se bashku.

“Ndamë pikpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë”- thekson ai.
Mesazhi i Manjës

Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndamë pikpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë.